E dekoroi aq frikshëm shtëpinë saqë fqinjët thirrën policinë - Gazeta Express
string(60) "e-dekoroi-aq-frikshem-shtepine-saqe-fqinjet-thirren-policine"

E dekoroi aq frikshëm shtëpinë saqë fqinjët thirrën policinë

Fun

Gazeta Express

28/10/2021 22:58

Shtëpia e tmerreve është duke lënë pa mend të gjithë!

Steven Novak, një burrë nga Dallasi e dekoroi shtëpinë e vetë për festën e Halloween aq frikshëm sa që patrullat e policisë janë bërë vizitorë të rregullt tek shtëpia e tij, shkruan lajmi.net.

Lexo Edhe:

Steven vendosi të bëjë diçka ndryshe nga të tjerët, për të ikur nga klishetë e skeleteve dhe kungujve të gdhenur, duke krijuar një skenë krimi aq reale sa edhe policëve iu desh pak kohë të kuptojnë se a ishte një skenë krimi e vërtetë apo vetëm dekorime.

Skenat brutale shihen rreth gjithë shtëpisë të tij, duke filluar nga trupa me kokë të këputur me sëpatë, trup i varur në shtizë, një karrocë plotë me gjymtyrë e deri në copa të “njerëzve” të copëtuara plotësisht nga grirësja e drunjtëve.

Fqinjët janë të tmerruar plotësisht nga kjo skenë, jo vetëm nga fëmijët, por edhe të rriturit. Këto janë pamjet e shtëpisë së tmerreve!