Finalisti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Klodi ka thënë se ka folur me të dashurën e tij, pas daljes nga shtëpia.
Ai u shpreh se e njëjta ka qenë e bezdisur, derisa tha se ka nevojë për ta marrë veten pas kësaj eksperience.
“Kam folur me të, kemi biseduar. Unë së pari besoj që kam nevojë për pak kohë për veten time, eksperienca ka qenë shumë e gjatë dhe unë nuk kam pasur kurrë dyshime tek ajo”, tha ai.
“Ishte pak e bezdisur”, është shprehur Klodi, duke thënë se ajo ka qenë bashkë me familjen në Kosovë.