Butrint Imeri së shpejti pritet që të dal me një këngë të re
E këtë nuk e ka paralajmëruar këngëtari e as dikusht tjetër por atë e ka bërë e dashura e menaxherit të tij.
Dorina Gegiçi është e dashura e menaxherit të Butrintit dhe modelja ka postuar një video në Instagram ku shihet duke vallëzuar me një këngë ritmike të padëgjuar të Butrintit.
Dorina shihet duke marrë një lëng në një shishe xhami derisa lëviz belin me këngën e re të Butrintit. /GazetaExpress/