E çuditshme paraqitja e fundit e Kim Kardashian - Gazeta Express

E çuditshme paraqitja e fundit e Kim Kardashian

Rozë

Gazeta Express

12/09/2021 12:05

Kim Kardashian ka shokuar të gjithë fansat e saj me veshjen e fundit, ku shfaqet e mbuluar kokë e këmbë me lëkurë të zezë.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka postuar në rrjetet sociale disa foto ndërsa zbret nga makina me një kostum të zi lëkure të markës Balenciaga dhe një maske, e cila kishte vetëm një hapje në pjesën e pasme për bishtin e gjatë.

Lexo Edhe:

40-vjeçe ka mbërritur në Nju Jork për të marrë pjesë në javën e modës.

Kardashian u fotografua teksa dilte nga një makinë luksoze me një veshje interesante krejtësisht në të zeza përfshirë pantallona të tillë e çizme të njëjta.

Më e rëndësishmja, fytyra e saj nuk shihej fare për shkak të një maske që mbante e cila kishte vetëm një hapje në pjesën e pasme për bishtin e gjatë.