E çuditshme, Guxo zgjedh dy kryetarë të partisë, një grua dhe një burrë - Gazeta Express
string(69) "e-cuditshme-guxo-zgjedh-dy-kryetare-te-partise-nje-grua-dhe-nje-burre"

Gazeta Express

07/09/2022 21:07

E çuditshme, Guxo zgjedh dy kryetarë të partisë, një grua dhe një burrë

Gazeta Express

07/09/2022 21:07

Partia Guxo ka zgjedhur dy kryetarë të përbashkët për ta udhëhequr partinë. Faton Peci dhe Donika Gërvalla, të dy ministra dhe njerëz të rëndësishëm në Qeverinë Kurti janë dy drejtuesit e zgjedhur.

Drejtuesit e rinj të partisë u votuan me 373 pro, me 23 kundër dhe asnjë abstenim.

Në kuvendin e sotëm zgjedhor të partisë, kanë marrë pjesë rreth 400 delegatë.

Parashihet që Peci e Donika Gërvalla të kenë fuqi të barabartë vendimmarrëse.

Partia Guxo nuk kishte një udhëheqës që nga marrja e postit të presidentes nga ish-udhëheqësja Vjosa Osmani. /GazetaExpress