E burgosura që e fali Presidentja kishte shkaktuar vetëaksidentin ku kishin vdekur dy shoqet e saj në Ferizaj - Gazeta Express
string(109) "e-burgosura-qe-e-fali-presidentja-kishte-shkaktuar-veteaksidentin-ku-kishin-vdekur-dy-shoqet-e-saj-ne-ferizaj"

Lajme

Gazeta Express

30/01/2025 7:04

E burgosura që e fali Presidentja kishte shkaktuar vetëaksidentin ku kishin vdekur dy shoqet e saj në Ferizaj

Lajme

Gazeta Express

30/01/2025 7:04

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot për herë të parë që prej ardhjes në krye të shtetit e fali dje një të burgosur. Ajo për shkaqe humanitare e fali Arza Cakollin, e cila në vitin 2017 kishte shkaktuar një vetë aksident, ku si pasojë kishin mbetur të vdekura dy shoqet e saj, E. I dhe E. M.

Ajo në vitin 2019 ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, me 18 muaj burgim efektiv

Cakolli e ka filluar mbajtjen e dënimit prej 1 vit e dy muaj burg, në korrik të vitit 2024, ndërkaq do të duhej të lirohej në mënyrë të rregullt nga burgu më 14 shtator të këtij viti, pasi shkalla e dytë ia kishte ulur dënimin në 14 muaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, kishte ngritur aktakuzë më 25 janar 2018.

Sipas aktakuzës,  Azra Cakolli, më 24 dhjetor 2017, rreth orës 03:43, në rrugën Ferizaj-Greme, duke drejtuar automjetin e markës “Opel Vectra” nga pakujdesia e në kundërshtim me nenin 53.1 të LSKRR-së, kishte rrezikuar trafikun publik duke humbur kontrollin e lëvizjes kishte dalë nga rruga dhe vetura ishte rrotulluar ku përpos dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse kishin marrë dy bashkudhëtaret E.M dhe E.I.

Sipas prokurorisë, ajo akuzohej se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik” nga neni 378 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe 1 të KPRK-së.

Kjo është falja e parë e një të burgosuri që prej ardhjes së Osmanit në krye të vendit.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Presidentes.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se vendimi është marrë për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, ngase e dënuara ka lindur foshnjën e saj të parë gjatë vuajtjes së dënimit dhe ndodhet në Qendrën Korrektuese për gra në Lipjan, së bashku me foshnjën e saj.

“Në marrjen e vendimit për falje, janë marrë parasysh edhe faktorë të tjerë, duke përfshirë faktin se e dënuara nuk ka kryer asnjë vepër penale më herët, vepra penale për të cilën është dënuar është për “Rrezikim të Trafikut Publik”, pra është kryer aksident pa dashje, ndërkaq është vërtetuar se nuk ka qenë nën ndikim të alkoolit apo substancave të tjera kur ka ndodhur aksidenti. Përveç këtyre, gjithashtu janë marrë parasysh sfidat shëndetësore të nënës dhe foshnjës.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit e dënuara ka filluar mbajtjen e dënimit prej 1 vit e dy muaj burg, në korrik të vitit 2024, ndërkaq do të duhej të lirohej në mënyrë të rregullt nga burgu më 14 shtator të këtij viti.

“Dosja me propozimin e shqyrtuar nga Komisioni si dhe nga ekipi ligjor i Presidentes, ka arritur sot në tavolinën e Presidentes. Prandaj, duke marrë parasysh faktorët humanitarë dhe vlerësimet profesionale të të gjitha institucioneve relevante, Presidentja ka vendosur faljen e pjesës së mbetur të dënimit të saj.”, është thënë nga Presidenca.