“E ardhmja ime? Kam kontratë, por askush nuk e di se çfarë do të ndodhë...” - Gazeta Express
string(68) "e-ardhmja-ime-kam-kontrate-por-askush-nuk-e-di-se-cfare-do-te-ndodhe"

Gazeta Express

18/07/2020 13:33

“E ardhmja ime? Kam kontratë, por askush nuk e di se çfarë do të ndodhë…”

Gazeta Express

18/07/2020 13:33

Zizu si gjithmonë, nuk jep asnjë detaj sa i përket të ardhmes. Pavarësisht se vetëm sa e fitoi Ligën dhe e ka vendin e sigurt, ai nuk e di se çfarë do të ndodhë sezonin tjetër…

Vetëm sa e ka fituar La Ligën dhe e ka përkrahjen e Florentino Perez dhe gjithë futbollistëve për të vazhduar edhe shumë vite së bashku, por Zinedine Zidane refuzon të pranojë se do të jetë trajner i Real Madridit edhe sezonin e ardhshëm, raporton Gazeta Express.

Nëse eliminoheni nga Manchester City, a do të vazhdoni një jeni trajner i Reali?

Nuk mund të flasim për sezonin tjetër ende pa e përfunduar këtë, kemi ndeshje në La Liga, Champions….

Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë.

Kam kontratë dhe jam i lumtur.

Jam i qetë me atë që bëj, nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.