E ardhmja e Wojciech Szczęsny te FC Barcelona mund të jetë drejt fundit. Portieri polak ka pranuar pa problem rolin e rezervës dhe është integruar mirë në dhomën e zhveshjes, por sipas raportimeve, klubi po shqyrton mundësinë e ndarjes me të në fund të sezonit.
Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027, por Barcelona ka klauzola që i lejojnë ta ndërpresë vitin e fundit duke paguar rreth 2 milionë euro kompensim. Me Joan García tashmë si zgjedhja afatgjate dhe rikthimin e pritshëm të Ter Stegen, drejtuesit po mendojnë për rregullime të reja në repartin e portës.
Szczęsny ka zhvilluar vetëm nëntë ndeshje këtë sezon, kryesisht kur García ka munguar, ndërsa trajneri Hansi Flick ka preferuar vazhdimisht portierin e ri. Megjithatë, 35-vjeçari ka treguar profesionalizëm dhe qetësi në rolin e tij aktual.
Barcelona pritet të marrë një vendim përfundimtar në javët e ardhshme. /GazetaExpress