E ardhmja e Malit të Zi është Perëndimi - Gazeta Express
string(39) "e-ardhmja-e-malit-te-zi-eshte-perendimi"

Gazeta Express

09/10/2020 18:07

E ardhmja e Malit të Zi është Perëndimi

Gazeta Express

09/10/2020 18:07

Mali i Zi duhet të vazhdojë të demonstroi përkushtim të sinqertë drejtë vlerave perëndimore. Duke iu falënderuar liderizmit të SHBA-ve që është i kthyer drejtë të ardhmes,  me mbikëqyrjen e saj Mali i Zi është i gatshëm që të kthehet në rrugën  demokratike drejtë e Evropës

Martin Vulaj

Lexo Edhe:

Pas tri decenieve të qeverisjes një partiake, ndërprerja në mënyrë paqësore nga ana e qeverisjes së sapo zgjedhur do ta çojë popullin e vogël ballkanik  të Malit të Zi drejtë ujërave të panjohura. Koalicionet e sapoformuara brenda tyre përmbajnë parti të cilat janë më shumë kundërshtare të regjimit në largim se sa përputhje e politikave dhe ideologjive.

Uashingtoni dhe qendrat kryesore evropiane po e shpejtojnë përkrahjen e tyre në mënyrë që të sigurojnë që anëtari i ri i NATO-s dhe kandidati potencial për inkuadrim në Bashkimin Evropian të vazhdoi rrugën euroatlantike, për derisa Rusia dhe Serbia ende kërkojnë mënyra të reja që të ndryshojnë drejtimin dhe të përtërijnë ndikimin e tyre.

Ndoshta për Malin e Zi fillon një erë e re, por periudha e qeverisjes së kaluar e një partie në mënyrë të dukshme ka thelluar trazirat politike dhe destabilitetin gjeopolitik në vend. Pas votimit vendimtar në referendumin e vitit 2006 nën përkrahjen ndërkombëtare, Mali i Zi pa qëndrueshëm ka vazhduar rrugës së demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Presidenti i tanishëm, Millo Gjukanoviq, ka qenë në funksionet e kryetarit ose të kryeministrit për gjatë 30 viteve të kaluar.  Edhe nëse në histori ka siguruar vendin e themeluesit të Malit të Zi modern dhe të pavarur, regjimi i tij në fund është shembur në barrën e arrogancës, korrupsionit sistematik dhe regresit të të drejtave dhe lirive. Fati i tillë i tij duhet të jetë mesazh i pastër për të gjithë Ballkanin Perëndimor, në të cilin korrupsioni ka ndaluar, izoluar dhe shtrembëruar zhvillimin demokratik. Këtë vit “Feedom house” ka zbritur statusin e Malit të Zi nga “I lirë” në “vend pjesërisht të lirë” dhe kjo për here të pare nga vitit 2003. Amnesty international kritikon Malin e Zi për shkak të eliminimit të shtypit të lirë,  mungesës së procesuimit të krimeve të luftës dhe tolerimit të keqperdorimit të autoretiteti policor ndaj pakicave.

Pasi ka humbur në zgjedhje, Gjukanoviqi ka treguar forcën e tij shtrënguese të fundit. Përkrahësit e tij kanë dal në rrugë të protestojnë kundër rezultatit zgjedhor, por janë tërhequr menjëherë pas konstatimeve të mbikëqyrësve ndërkombëtarë të cilët kanë vlerësuar se procesi zgjedhor ka qenë i pastër dhe demokratik. Si në rastin e taktikës së frikësimit të të gjithë liderëve forca e të cilëve zbehet, paralajmërimi apokaliptik i Gjukanoviqit se qeveria e re do ta largoi Malin e Zi nga Bashkimi Evropian nga NATO dhe do ta anulonte njohjen e Kosovës është e tepruar. Fronti demokratik, koalicioni i cili ka fituar numrin më të madh të votave të votuesve të orientimeve të ndryshëm, lideri i të cilëve më së besueshmit do të jetë kryeministri i ri, ka përfaqësuar votuesit të cilët më së shpeshti identifikohen si serb. Ky koalicion në zgjedhjet paraprake ka unifikuar edhe grupe të tjera të zgjedhësve të pakënaqura nga regjimi ekzistues. Ideologjikisht, fronti është përkrahur nga ana e Beogradit dhe është i pëlqyeri i Moskës, por njëkohësisht është edhe pro evropian dhe ka premtuar fort se nuk do të prishin partneritetin konstruktiv të Malit të Zi me NATO e as të tërheq njohjen e Kosovës. Gjithashtu, ky koalicion, duket se në Qeverinë e re nuk do të kontrolloi ministritë kyçe të cilat janë përgjegjëse për ruajtjen e kursit pro perëndimorë të Malit të Zi. Po ashtu ky koalicion në mënyrë efikase mund të qeverisë vetëm me partitë e tjera të cilat janë padyshim properëndimorë dhe të cilat, përmes përkrahjes së qendrave perëndimore do të duhej që koalicioni te mbetet ne kete kamp.

Mes tyre janë edhe partitë të cilat përfaqësojnë bashkësitë shqiptare dhe boshnjake në Mal të Zi. Duke zënë një vend dekorativ në qeveritë e mëparshme të Gjukanoviqit , shqiptarët si popull autokton, të cilët kanë luajtur rrolin vendimtar në fitimin e pavarësisë së Malit të Zi, duhet ta shfretezojn shansin të ushtrojnë autoritet thelbësor dhe pjesëmarrje në procesin e rëndësishëm të vendimmarrjes në koalicionin e ri qeverisës. Të mbeturit në opozitë për faktorin shqiptar do të thoshte një zbehje në katër vitet  e ardhshme. Kundërshtimi përmes protestave është i pamjaftueshëm; ata duhet ta shfrytëzojnë pozitën unike dhe shumë mençur të negociojnë në mënyrë që të sigurojnë përfitime esenciale. Përveç pozitave kyçe në Qeveri, si per shembull pozitat e nënkryetarit të Qeverisë dhe zëvendësministrit të financave, shqiptarët duhet të realizojnë edhe ndonjë nga ministritë kyçe, siç është Ministria e turizmit apo Ministria e bujqësisë në vend të asaj që kishin deri tani, Ministrisë pothuajse simbolike për të drejtat  e njeriut dhe të pakicave. Ata gjithashtu do të duhej të kishin pjesë të plotë proporcionale në sektorët e tjera duke përfshirë qasjen në levat kyçe ekonomike, siç janë pozitat udhëheqëse në Plantacione,  dhe Montenegro Arlines. Për here të pare do të kenë rastin të ndikojnë në proceset politike, të ndërprejnë ose pakësojnë diskriminimin shumëvjeçar ekonomik, të korrigjojnë eliminimin nga ana e Gjukanoviqit të vendeve të garantuar në Parlament dhe të marrin pjesë në benefitet e integrimeve të Malit të Zi me Perëndimin.

Krahas gjithë këtyre, shqiptarët do të kenë përfitim edhe nga lidhjet e forta politike të diasporës së vet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Podgoricë, liderët shqiptarë do të sigurojnë që Mali i Zi në mënyrë profesionale të drejtojnë marrëdhëniet e ndjeshme bilaterale me SHBA-të gjatë muajve të ardhshëm. Ose në të kundërt, disa liderëve të Ballkanit të vitit 2016 do tu lejojnë që Mali i Zi në mënyrë të pashembullt të luaj rolin e njëanshëm partiak gjatë kampanjës për president në SHBA. Ata e dine që përkundër anketave, presidenti Tramp mund të fitojë në zgjedhje për here të dytë. Edhe pse mendimi tradicional është që vendet e Ballkanit më shumë përparojnë përmes presidenteve demokrat, ata e gjithashtu e dine që edhe republikanët kanë vepruar me vendosmëri në përkrahjen e avancimit të interesave të tyre. Nga pozitat e veta të reja dhe të forta, shqiptarët në Mal të Zi janë të gatshëm të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive edhe me presidentin Tramp edhe me Bajden.

 Edhe pse është e dukshme që disa nga “lojtarët” në qeverinë e re nuk do të jenë ideal ndryshimi i qeverisjes është i shëndoshë dhe do të jetë një test i vërtet. PDS në largim duhet tani ta shfrytëzojë kohën për rezonim dhe reformë në mënyrat që janë të përshtatshme me Perëndimin, jo vetëm në retorikë por edhe në vlera. Qeverisja e ardhshme do të ballafaqohet jo vetëm me sfida të panumërta, reformave të nevojshme por edhe me skepticizmin legjitim të një numrit të konsiderueshëm të popullatës dhe me vëzhgimin e kujdesshëm të botës Perëndimore. Disa individ në udhëheqësin e re të Malit të Zi vazhdojnë të shikojnë drejt lindjes. Megjithëse edhe ata e kuptojnë se e ardhmja e tyre qëndron drejtë perëndimit. Zgjedhja e pastër e Aleksa Beçiq për kryetar të Kuvendit dhe siguria e tij se qeveria e re do të përballet me skepticizëm të thellë është shenjë shpresëdhënëse. Mali i Zi duhet të vazhdojë të demonstroi përkushtim të sinqertë drejtë vlerave perëndimore. Duke iu falënderuar liderizmit të SHBA-ve që është i kthyer drejtë të ardhmes,  me mbikëqyrjen e saj Mali i Zi është i gatshëm që të kthehet në rrugën  demokratike drejtë e Evropës. Autori është shqiptari i Amerikës i lindur në Mal të Zi; ish drejtor i Këshillit nacional shqiptaro-amerikan.