E ardhmja e njërit prej mesfushorëve të Real Madrid është vënë në dyshim para hapjes së afatit kalimtar të verës.
Sipas gazetarit spanjoll të transferimeve Matteo Moretto, bëhet fjalë për Eduardo Camavinga.
Mesfushori francez po përjeton një sezon me luhatje në formën e tij individuale.
Për shkak të problemeve fizike që e kanë shoqëruar për një periudhë të gjatë, konkurrencës së madhe për një vend në formacion dhe paraqitjeve jo gjithmonë të qëndrueshme, ish-lojtari i Stade Rennais FC ka arritur të jetë titullar në vetëm 12 ndeshje në La Liga.
Dhe nëse raportimet e fundit nga mediat këtë fundjavë janë të sakta, këto vështirësi nuk kanë kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e klubit në kryeqytetin spanjoll.
Gazetarit Matteo Moretto gjatë një paraqitjeje në “Radio MARCA” bëri të qartë se lojtari mund të largohet në verë.
“Camavinga te Real Madridi mund të largohet nëse vjen një ofertë e mirë”, deklaroi ai shkurtimisht.
Camavinga ndër të tjera është në dyshime edhe për përballjen me Manchester Cityn si pasojë e një lëndimi tjetër që mori ndaj Elches.