E ardhmja e Afganistanit, Kina bën bashkë Rusinë, Iranin dhe Pakistanin: Amerika shkaktoi kaos - Gazeta Express
string(91) "e-ardhmja-e-afganistanit-kina-ben-bashke-rusine-iranin-dhe-pakistanin-amerika-shkaktoi-kaos"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2021 20:28

E ardhmja e Afganistanit, Kina bën bashkë Rusinë, Iranin dhe Pakistanin: Amerika shkaktoi kaos

Lajme

Gazeta Express

17/09/2021 20:28

Fuqitë më të rëndësishme aziatike janë bërë bashkë në një samit në Dunshabe të Taxhikistanit për të folur për sigurinë në rajon dhe çështje të tjera rajonale e botërore. Afganistani ishte një nga pikat e diskutimit. Kina dhe Rusia i kanë kërkuar talebanëve të luftojnë terrorizmin dhe kanë fajësuar amerikanët për situatën e krijuar.

Në gjeopolitikë nuk ka vakum, citojnë shpeshherë ekspertët e famshëm të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Lexo Edhe:

Me largimin e amerikanëve nga Afganistani, ngjan se rolin kryesor për të ardhmen e këtij vendi e ka marrë Kina.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dhe homologu i tij rus Sergey Lavrov fajësojnë Uashingtonin për situatën e krijuar në vendin aziatikoqendror.

Në takimet e së premtes të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe Organizatës së Sigurisë Kolektive të udhëhequr nga Moska, të dy në Dunshabe të Taxhikistanit u fol për të ardhmen e Afganistanit dhe sfidat e tjera për rajonin e botën.

Me anë të një videokonference u bashkua në takimin e së premtes edhe presidenti Shi Xhin Ping. Ai tha se bashkësia ndërkombëtare duhej t’i linte afganët që të merrnin fatet e vendit të tyre në duart e veta, dhe të respektonin sovranitetin e vendit.

Shi gjithashtu i kërkoi Afganistanit të godasë fort të gjitha grupet terroriste, sepse kështu do të parandalohej çdo kërcënim për kombet e tjera.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe presidenti rus Vladimir Putin.

“Kremlini ka nuk po nxiton t’i njohë autoritetet e reja të Afganistanit, dhe u bëjmë thirrje talebanëve të frenojnë trafikun e drogës dhe të luftojnë kundër grupeve ekstremiste, – tha Putini në konferencë.

Shefi i Kremlinit tha gjithashtu se Rusia mbështet një konferencë të Kombeve të Bashkuara mbi Afganistanin dhe se fuqitë botërore duhet të marrin në konsideratë zhbllokimin e aseteve të Afganistanit.

Moska dhe Pekini kanë lëvizur në rajon për t’u definuar si lojtarë kryesorë pas tërheqjes amerikane nga Afganistani.

Anëtarë të tjerë themelues të Samitit të Shangait janë ish -shtetet sovjetike të Azisë Qendrore Kazakistani, Kirgistani, Kazakistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani. India dhe Pakistani u bashkuan me bllokun në vitin 2017.