E akuzoi se po humbet një shoqëri për Kiarën, por kështu e “bullizonte” Efi Luizin para tre muaje - Gazeta Express
string(96) "e-akuzoi-se-po-humbet-nje-shoqeri-per-kiaren-por-keshtu-e-bullizonte-efi-luizin-para-tre-muaje-1"

E akuzoi se po humbet një shoqëri për Kiarën, por kështu e “bullizonte” Efi Luizin para tre muaje

TV/Film

Gazeta Express

05/04/2023 22:39

Mbrëmë gjatë prime të Big Brother VIP Albania, Efi pati tri situata e ku ju dha hapësirë e mjaftueshme që të debatojë me të gjithë banorët e shtëpisë

Fillimisht Efi foli për atë se Luizi e ka pritur ftohtë në shtëpi dhe ajo për këtë gjë la fajtore të dashurën e Luizit në shtëpi. Tashmë ish shoqja e Luizit i kërkoi atij që t’ia shpjegojë se pse është kjo marrëdhënie e ftohtë derisa personi më i përfolur në skenën e showbizit shqiptar, Luiz Ejlli ju përgjigj se “ai nuk ka qenë jashtë dhe se ende ka rezerva për një video që ka parë jashtë”.

Lexo Edhe:

Gjatë “prime” Efi dhe Kiara filluan të debatojnë fortë dhe për një moment ato akuzuan njëra-tjetrën për “genjështare” dhe “superfallco”.

Fansat në rrjet kishin mendime të ndryshme por ata filluan që të kritikojnë më shumë Kiarën derisa Efin e ngritnin në qiell.

Në një moment Kiara i tha Efit që ajo e “ka lidhur në shoqëri me Luizin” derisa këtë gjë të Kiarës e konfirmoi dhe Ronaldo, edhe ky një banorë tjetër i rihyrë në shtëpinë e Big Brother.

Por, para se Efi të hetonte famën e Luizit përmes dronëve ajo ishte njëra prej banorëve që kishte një sjellje tepër të pahijshme ndaj këtij banori. Në një video të ripostuar nga fansat e Luizit, Efi e “bullizon” në limitet njerëzore konkurrentin Luiz Ejlli.

Në këtë bullizim marrin pjesë disa banorë e ku në mesin e tyre Dea Mishel por edhe ish konkurrentja më e fortë e Luizit deri para disa dite, Olta Gixhari.

Jo vetëm këto personazhe por me Luizin  në këtë rast merret edhe Ronaldo dhe ish banorja që tani i del në mbrojtje, modelja Kejvina Kthella.

Banorë të tjerë që nuk e fyejnë Luizin por vetëm degjojnë janë: Nita, Diola, Kristi, Kiara, Bjordi, etj…

Disa herë është thënë që shumë banorë pasi që dalin nga shtëpia bëhen me Luizin për të marrë famë dhe Efi është një shembull tipik i kësaj gjëje ku Luizit pasi doli nga shtëpia i ka dal në përkrahje pavarësisht gabimeve që ai në fund i ka pranuar, e për të cilat ka kërkuar falje. /GazetaExpress/