E abuzuar nga roja jetimores dhe nga polici, 12-vjeçarja tregon për Arbana Osmanin historinë tronditëse - Gazeta Express
string(102) "e-abuzuar-nga-roja-jetimores-dhe-nga-polici-12-vjecarja-tregon-per-arbana-osmanin-historine-tronditese"

E abuzuar nga roja jetimores dhe nga polici, 12-vjeçarja tregon për Arbana Osmanin historinë tronditëse

Gazeta Express

03/06/2020 8:47

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se të shtunën në “Dua të bëj të lumtur” do të transmetohet një histori tronditëse. Një vajzë 12-vjeçare është abuzuar nga roja i jetimores dhe nga polici pasi ka denoncuar, tregon Arbana. 

“Të shtunën, më 6 qershor tek Dua të të bëj të lumtur’ një vajzë rrëfen për herë të parë në një studio televizive se si është abuzuar që në moshë 12-vjecare nga roja i jetimores së Shkodrës dhe pasi e ka denoncuar në polici, ky i fundit ka abuzuar me të”, shkruan Arbana.

Lexo Edhe:

Kujtojmë që ditët e fundit ka tronditur mbarë opinionin publik historia e 15-vjeçares së abuzuar në Tiranë nga një 65-vjeçar, i cili e shantazhonte me publikimin e një videoje.