Dzeko rezulton negativ, rikthehet në stërvitje - Gazeta Express
string(45) "dzeko-rezulton-negativ-rikthehet-ne-stervitje"

Gazeta Express

23/11/2020 19:49

Dzeko rezulton negativ, rikthehet në stërvitje

Gazeta Express

23/11/2020 19:49

Edin Dzekos i rikthehet buzëqeshja.

Qendërsuluesi boshnjak këtë pasdite u shoqërua nga doktor Manara për në “Villa Stuart” për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, nga rezultatet e së cilave do të marrë “ok”-in për t’u kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit.

Kapiteni i Romës, mëngjesin e kësaj të hëne, mori përgjigjen e tamponit të fundit, që rezultoi negativ.

Kuptohet që pas një periudhë pa aktivitet fizik dhe i infektuar me Koronavirus, sulmuesi do të monitorohet për 24 orë nga një aparaturë e cila mat rrahjet e zemrës.

Vetëm pasi rezultat të konfirmojnë që është në gjendje të nisë aktivitetin e fortë fizik, do të mund të vihet nën urdhrat e Fonsecas.

“Ndihem mirë dhe më vjen mirë që gjithçka përfundoi”, – deklaroi boshnjaku në hyrje të klinikës.