Nëse ka një emër që lidhet me inovacionin e përditshëm, ai është Dyson. Me një qasje ku teknologjia bashkohet me dizajnin modern, kjo markë britanike ka sjellë produkte që e kthejnë rutinën e zakonshme në një përvojë ndryshe.
Inovacioni
Nga fshesat me korrent pa kabllo që e bëjnë pastrimin më të lehtë se kurrë, tek pastruesit e ajrit që garantojnë frymëmarrje të pastër, Dyson sjell teknologji që kursen kohë dhe rrit komoditetin. Detajet e tyre flasin për kujdes dhe standarde të larta.
Kujdesi personal
Tharësja e flokëve Dyson Supersonic është bërë simbol i bukurisë së përditshme – mbron, stilon dhe jep rezultate profesionale pa dëmtuar flokët. Po aq e dashur është edhe Airwrap, që sjell volum dhe formë me një prekje të lehtë.
Në shtëpi
Modeli V15 Detect me lazer që nxjerr në pah edhe pluhurin më të padukshëm, apo pastruesit e ajrit që filtrojnë ndotësit, tregojnë qartë pse Dyson nuk është thjesht markë, por garanci për cilësi.
Për një rutinë moderne, nevojiten pajisje të besueshme: një tharëse flokësh që mbron, një Airwrap që stilon me lehtësi, një fshesë me korrent pa kabllo që kursen kohë, apo një pastrues ajri që sjell freski në shtëpi. Të gjitha këto i gjeni në foleja.com në Kosovë dhe në foleja.al në Shqipëri.
Të dy platformat ofrojnë një gamë të gjerë produktesh Dyson – nga kujdesi personal deri tek pajisjet për shtëpi – duke e bërë teknologjinë e përditshme më të lehtë dhe më të zgjuar se kurrë.