Frika për cenimin e privatësisë në hotele, apartamente me qira apo ambiente të tjera akomoduese mbetet një shqetësim për shumë qytetarë. Për këtë temë foli në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN inxhinieri elektrik Azmer Duleviç, i cili shpjegoi se si mund të identifikohen kamerat e fshehta dhe çfarë hapash duhen ndjekur në rast dyshimi.
“Ka një shqetësim nga një pjesë e qytetarëve sepse shpesh herë në rrjetet sociale qarkullojnë video ose edhe diskutime për pjesën e sigurisë në ambientet që qytetarët marrin me qira, hotel, shtëpi private, dhe është ajo frika nëse po na filmojnë. Probabliteti ekziston këtu te ne, sepse ka njerëz që duan të ndërhyjnë në privatësinë e tjetrit, që dënohet me ligj. Qytetarët që kanë dyshime duhet të qartësohen fillimisht me menaxherin, recepsionistin dhe të lajmërojnë institucionet përkatëse. Ka qytetarë që më çojnë foto të sensorëve të zjarrit, që janë në qendër të dhomës së hotelit, që kanë një dritë të kuqe që pulson dhe mendojnë se është kamera. Por mund të ketë raste të tjera që mund të jenë imitime të tyre. Në çdo rast s’e ndan dot qytetari, duhet të kontaktojë personat përgjegjës.
Madje ka edhe pajisje për të pare nëse ke ndonjë kamera të fshehtë. Pajisjet në këto faqet kineze janë 20 dollarë, që detektojnë një pajisje që është duke regjistruar. Ka edhe disa mënyra pa këtë pajisje. Kur ka kamera të fshehta, sidomos gjatë natës ka opsionin infrared për të filmuar. Hap kamerën e telefonit dhe nëse e afron në errësirë pulson drita infrared, dhe sheh një dritë të kuqe, që me sy të lire s’e shikon dot. Kamerat mund të jenë të orët e alarmit, panorama, pasqyra, dushi, televizori, drita. Ka edhe koka karikuesi telefoni që brenda kanë kamera”.
Blerjet e përditshme tani mund t’ju sjellin më shumë se produkte në shportë. Më 26 dhe 27 qershor, Interex...