Ilirjan Selmani, autori i dyshuar për vrasjen brutale të 52-vjeçares Kozeta Teço në qytetin e Pogradecit më 28 korrik, do të dalë sot para trupit gjykues në Korçë për t’u njohur me masën e sigurisë.
Nën masa të rrepta sigurie, Ilirjan Selmani u dërgua në gjykatë, ku do të dalë para trupës gjykuese për të marrë vendimin për masën e sigurisë.
Sipas uniformave blu, i riu e vrau me thikë 52-vjeçaren në orët e para të mëngjesit të së hënës, më 28 korrik, dhe më pas i dogji banesën ku ajo jetonte, në lagjen nr.1 të Pogradecit, me qëllim fshehjen e gjurmëve.
Kamerat e sigurisë së një banese pranë vendit të krimit kanë regjistruar momentin kur i riu largohej nga banesa e 52-vjeçares rreth orës 05:00 të mëngjesit. Ai është filmuar edhe teksa hidhte në koshat e mbeturinave pranë shtëpisë së tij disa peshqirë të bërë me gjak.