string(71) "dyshohet-se-vodhi-350-euro-nga-arka-e-nje-lokali-arrestohet-nga-policia"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 9:41

Dyshohet se vodhi 350 euro nga arka e një lokali, arrestohet nga Policia

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 9:41

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kishte depërtuar në një lokal dhe nga arka kishte vjedhur 350 euro.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur më 4 maj në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë dhe u iniciua si “Vjedhje e rëndë”.

“Rr. Ali Vitija, Prishtinë 04.05.2025 – 02:55. Me datën 10.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se me datën 04.05.2025 me përdorim force kishte depërtuar në një lokal dhe nga arka kishte vjedhur 350 euro para kesh. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.