Dyshohet se vodhi 1 mijë euro nga një lokal, ndalohet për 48 orë 19 vjeçari në veri - Gazeta Express
string(82) "dyshohet-se-vodhi-1-mije-euro-nga-nje-lokal-ndalohet-per-48-ore-19-vjecari-ne-veri"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 8:58

Dyshohet se vodhi 1 mijë euro nga një lokal, ndalohet për 48 orë 19 vjeçari në veri

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 8:58

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut.

Ai dyshohet se ka vjedhur 1 mijë euro në një lokal. 19 vjeçari, R.M. është ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Mitrovicë Veri

Mitrovicë Veri , 28 Gusht 2025

Me datën 27.08.2025, rreth orës 20:55, njësitë policore të Stacionit Policor në Mitrovicë Veri kanë arrestuar të dyshuarin R.M. (19 vjeç).

Arrestimi i tij është bërë mbi dyshimin e bazuar dhe pas një pune intensive hetimore, se më datën 13.06.2025 kishte kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, ku dyshohet se kishte hyrë me forcë në një lokal në rrugën “Lola Ribar” dhe kishte vjedhur rreth 1000 euro.

I dyshuari është arrestuar në vendbanimin e tij në rrugën “Adem Voca”, Mitrovicë Jug.

Të gjitha veprimet i janë paraqitur prokurorit të shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale.