string(113) "dyshohet-se-ushtria-serbe-ka-anuluar-pjesemarrjen-ne-paraden-e-moskes-levizje-e-koordinuar-me-terheqjen-e-vuciqit"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 7:00

Dyshohet se ushtria serbe ka anuluar pjesëmarrjen në Paradën e Moskës – lëvizje e koordinuar me tërheqjen e Vuçiqit

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 7:00

Ndërkohë që ishte planifikuar që një njësi e Ushtrisë serbe të marrë pjesë në Paradën e Fitores në Moskë më 9 maj, pjesëmarrja është anuluar në momentin e fundit. E gjithë përgatitja ishte bërë dhe gjithçka ishte gati për prezencën e kontingjentit serb në një nga ngjarjet që Rusia i cilëson si më të rëndësishmet. Por,  vendimi u ndryshua papritur.

Vendimi për t’u tërhequr në moment të fundit ka ngritur jo pak pikëpyetje – si brenda vendit, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Burime të ndryshme nga mediat rajonale sugjerojnë se kjo tërheqje e befasishme mund të ketë lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe diplomatike në lidhje me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Kujtojmë se Vuçiq gjithashtu anuloi pjesëmarrjen e tij në vizitën e planifikuar në Moskë, ku ishte parashikuar të takohej me presidentin rus Vladimir Putin. Kjo vizitë u anulua menjëherë pas kthimit të tij të parakohshëm nga SHBA, për të cilin u tha se ishte për arsye shëndetësore, por që mbetet subjekt i shumë spekulimeve politike.

Tashmë lindin dyshime se jo vetëm Vuçiq, por edhe ushtria serbe është tërhequr nga prezenca zyrtare në Rusi.

Opozita në Serbi ka ngritur pyetje serioze mbi motivet reale të këtyre anulimeve, duke sugjeruar se ato nuk kanë të bëjnë vetëm me shëndetin e presidentit apo me logjistikën e ushtrisë, por ndoshta me pozicionimin gjithnjë e më të ndjeshëm të Serbisë mes Lindjes dhe Perëndimit.