Dyshohet se sulmoi ushtarët e KFOR’it dhe Policinë dy vjet më parë në Zveçan, ngritet aktakuzë ndaj një personi - Gazeta Express
string(109) "dyshohet-se-sulmoi-ushtaret-e-kforit-dhe-policine-dy-vjet-me-pare-ne-zvecan-ngritet-aktakuze-ndaj-nje-personi"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 15:28

Dyshohet se sulmoi ushtarët e KFOR’it dhe Policinë dy vjet më parë në Zveçan, ngritet aktakuzë ndaj një personi

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 15:28

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë ndaj një personi, M.A,  për veprat penale ‘‘Sulm ndaj personit zyrtar’’, ‘’Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale – huliganizëm’’, ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge’’, si dhe ‘‘Posedim i paautorizuar i armëve’’, shkruan Gazeta Express.

M.A dyshohet për dhunë ushtruar ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në vitin 2023 në Zveçan.

‘‘Sipas aktakuzës, më 29.05.2023, që nga ora 06:00 e deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin në të cilin gjendet objekti i Komunës së Zveçanit, i pandehuri M.A, i ka sulmuar dhe seriozisht i ka kanosur disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe ushtarë të misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorur mjete të forta, shufra të ndryshme, koktej molotovi dhe mjete shpërthyese të improvizuara, si dhe armë zjarri’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata:

Aktakuzë ndaj M.A për dhunën e ushtruar ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në vitin 2023 në Zveçan

Prishtinë, 30 Korrik 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë ndaj M.A për katër vepra penale:

-Sulm ndaj personit zyrtar,

-Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale – huliganizëm,

-Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge,

-Posedim i paautorizuar i armëve.

Sipas aktakuzës, më 29.05.2023, që nga ora 06:00 e deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin në të cilin gjendet objekti i Komunës së Zveçanit, i pandehuri M.A, i ka sulmuar dhe seriozisht i ka kanosur disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe ushtarë të misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorur mjete të forta, shufra të ndryshme, koktej molotovi dhe mjete shpërthyese të improvizuara, si dhe armë zjarri.

M.A akuzohet se, edhe përkundër urdhrave të ushtarëve të KFOR-it për shpërndarje të qetë të turmës, së bashku me të pandehurit tjerë kishin filluar të ushtrojnë dhunë të pakontrolluar.

Si pasojë e këtyre veprimeve, të cilat M.A, sipas aktakuzës, i ka kryer në koordinim me shumë të pandehur të tjerë, janë lënduar të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, janë shkaktuar lëndime të rënda trupore tek disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, si dhe dëme të mëdha materiale në automjete zyrtare dhe të gazetarëve që kanë mbuluar ngjarjet e asaj dite.

Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për konfiskimin e një arme zjarri dhe shkatërrimin e substancave narkotike në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, të cilat janë sekuestruar gjatë zhvillimit të veprimeve hetimore ndaj të pandehurit.

PSRK i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor.