Dyshohet se shqetësoi dhe ngacmoi vazhdimisht një grua, arrestohet suharekasi
Lajme
Gazeta Express
14/05/2023 8:52
Një person është arrestuar dje në Suharekë.
Ai dyshohet se e ka shqetësuar dhe ngacmuar në vazhdimësi një
grua përmes mesazheve në telefon.
“NGACMIM- Suharekë 13.05.2023 – 13:00. Është arrestuar i
dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj
viktimës femër kosovare, të cilën ishte duke shqetësuar e ngacmuar në
vazhdimësi përmes mesazheve telefonike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas
intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.”