Dyshohet se një person u hodh nga Ura e Fshajtë në Gjakovë, flasin nga Policia - Gazeta Express
string(78) "dyshohet-se-nje-person-u-hodh-nga-ura-e-fshajte-ne-gjakove-flasin-nga-policia1"

Dyshohet se një person u hodh nga Ura e Fshajtë në Gjakovë, flasin nga Policia

Lajme

Gazeta Express

25/01/2021 22:27

Një person dyshohet se është hedhur nga Ura e Fshajtë në Gjakovë.

Rastin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Lexo Edhe:

Gjurkaj ka thënë se i dyshuari e ka lënë veturën afër rrugës dhe se brenda veturës kishte lënë një letër.

“Tani jemi në fazën e parë të hetimeve dhe nuk mund të japim detaje më shumë. Dyshohet se një person i lindur rreth vitit 1971/72 është vërejtur nga një kalimtar i rastit që ka kërcy. Veturën e ka parku afër rrugës e ka lënë një letër. Policia e ka këqyr vendin e ngjarjes. Ne kemi njoftu njësitë e kërkim-shpëtimit, presin që edhe ata të na e bashkëngjiten”, tha Gjurkaj.

I pyetur nëse personi apo trupi i tij është gjetur, ai ka thënë se janë në pritje të ekipës, por ende nuk është gjetur.

“Jo ende, është bërë kërkesa prej ekipës për shpëtim, janë në përgatitje për me dalë por ende nuk është gjetur, deri në këto momente jo”, tha ai.