Dyshohet se një i mitur nga Fushë Kosova u abuzua në Ferizaj, Policia: Po punojmë intensivisht në identifikimin e të dyshuarit - Gazeta Express
string(124) "dyshohet-se-nje-i-mitur-nga-fushe-kosova-u-abuzua-ne-ferizaj-policia-po-punojme-intensivisht-ne-identifikimin-e-te-dyshuarit"

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 13:09

Dyshohet se një i mitur nga Fushë Kosova u abuzua në Ferizaj, Policia: Po punojmë intensivisht në identifikimin e të dyshuarit

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 13:09

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka dhënë detaje për Express për një rast të dhunimit.

Ai tha se një i mitur dyshohet se është abuzuar përmes rrjeteve sociale dhe shtoi se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në territorin e Ferizajt.

“Më datë 15.12.2025, rreth orës 11:00, policia e stacionit policor në Fushë Kosovë, ka  pranuar informacionin lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit ndaj një të mituri. Dyshimet e ngritura sugjerojnë  se i mituri  është kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur diku në territorin e Ferizajt.”

Borovci tha se po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.

“Specialist të policisë për hetimin e rasteve të tilla, në bashkëpunim me institucionet relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, gjithnjë duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, përderisa po punohet intensivisht në identifikimin e të dyshuarit dhe përcaktimin e vendndodhjes së tij.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement