Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj shtetasve grekë V.B. (43), K.B. (35) dhe P.B. (44), pasi të njëjtit dyshohet se kanë vjedhur parfume nga një hotel në afërsi të pikës kufitare “Bogorodicë”, përcjell TV21.
“Ata dyshohen se më 12.09.2025, në periudhën nga ora 10:40 deri në 11:15, nga një dyqan brenda një hoteli në pikën kufitare Bogorodicë, kanë vjedhur disa parfume. Pas masave të ndërmarra, zyrtarët policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli kanë konstatuar se tre personat janë larguar nga vendi me një veturë Toyota, e drejtuar nga V.B., ndërsa dy të tjerët ishin pasagjerë. Në orën 21:30, në pikën kufitare Bogorodicë, automjeti është ndaluar dhe gjatë kontrollit janë gjetur sendet e vjedhura”, thonë nga MPB.
tag_katrorimaqedoni_2