Policia e Kosovës e ka liruar në procedurë të rregullt një burrë në Podujevë, i cili dyshohet se e ka rrahur gruan e tij dhe e ka detyruar të largohej nga shtëpia.
Rasti ka ndodhur më 15 shtator, teksa i dyshuari është intervistuar tre ditë më pas.
“DHUNË NË FAMILJE – Podujevë 15.09.2025 – 13:30. Me 18.09.2025 është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se me datën e cekur ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës bashkëshortes së tij dhe po ashtu dyshohet se e ka detyruar viktimën të largohet nga shtëpia. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.