Dyshohet se dhunoi një 16-vjeçare për dy muaj, Gjykata ia cakton një muaj paraburgim ferizajasit - Gazeta Express
string(95) "dyshohet-se-dhunoi-nje-16-vjecare-per-dy-muaj-gjykata-ia-cakton-nje-muaj-paraburgim-ferizajasit"

Lajme

Gazeta Express

25/01/2022 14:45

Me i fundit

Dyshohet se dhunoi një 16-vjeçare për dy muaj, Gjykata ia cakton një muaj paraburgim ferizajasit

Lajme

Gazeta Express

25/01/2022 14:45

Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit  E.A, i cili dyshohet për dhunimin e një të miture, raporton Express.

Sipas Gjykatës, i pandehuri në muajin nëntor dhe dhjetor të vitit 2021, në kohë të pacaktuar në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, duke e ditur se e dëmtuara është nën moshën 16-vjeçare dhe pa pëlqimin e saj ka kryer akt seksual.

Lexo Edhe:

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftimin e gjykatës./Express.

Komunikata e plotë:

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.A. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 4 nën paragrafi 4.5 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri në muajin nëntor dhe dhjetor të vitit 2021, në kohë të pacaktuar në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, duke e ditur se e dëmtuara është nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare dhe pa pëlqimin e saj ka kryer akt seksual.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.