Dyshohet për mjet shpërthyes në një automjet në Fushë-Kosovë - Gazeta Express
string(60) "dyshohet-per-mjet-shperthyes-ne-nje-automjet-ne-fushe-kosove"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 19:26

Dyshohet për mjet shpërthyes në një automjet në Fushë-Kosovë

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 19:26

Në rrugën magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, gjegjësisht afër një pompe derivatesh, po dyshohet për një mjet shpërthyes.

Ky rast në Polici u raportua nga një qytetar (mërgimtar), i cili ka thënë se dikush i ka vendosur një mjet shpërthyes në veturë.

Menjëherë pas kësaj Policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku edhe janë duke bërë kontrollet e nevojshme.

Ndryshe rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, ku tha se bëhet fjalë për një automjet të parkuar në afërsi të pompës.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, saktësisht në një automjet të parkuar në afërsi të një pompe të derivateve. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.