Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ndaluar dy persona me inicialet A.D dhe H.M, të cilët dyshohen për “Vjedhje të rëndë”.
Sipas dyshimeve fillestare, Prokuroria thotë se të njëjtit dyshohen për 27 raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në Komunën e Prishtinës
Ndaj të njëjtëve, Prokuroria ka thënë se do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit.
“Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve lidhur me këtë çështje penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe në forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.