Dyshja e Parmës drejt Interit - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

29/09/2020 10:22

Dyshja e Parmës drejt Interit

Futboll

Gazeta Express

29/09/2020 10:22

Drejtori sportiv i Parmës Marcello Carli ka folur për merkaton e klubit emilian dhe ka pranuar se Matteo Darmian mund të jetë duke luajtur ndeshjen e fundit me verdheblutë.

“Me Darmian është një diskutim i nisur me Interin që një vit më parë. Nuk mund të them nëse është ndeshja e tij e fundit apo e parafundit me Parmën, pasi duhet të shohim rrjedhën e ngjarjeve, por sipas një marrëveshjeje të vjetër, ai duhet të transferohet te Interi’, u shpreh Carli.

Ditët e fundit është folur shumë edhe për një interes të zikaltërve për sulmuesin e Parmës, Gervinho, i cili shikohet si profili ideal nga Conte për të kompletuar repartin ofensiv, ndërsa Carli nuk e mohon ekzistencën e negociatave.

“Gervinho është një lojtar i Parmës dhe natyrisht që do të pranonim largimin e tij, nëse vjen oferta e duhur. Mbase edhe futbollisti ka nevojë për stimuj të rinj, megjithatë do të largohet vetëm nëse vjen oferta e duhur, qoftë nga Interi apo ndonjë klub tjetër”, u shpreh Carli.