Dyshja e La Ligës interesohet për Suson - Gazeta Express
string(39) "dyshja-e-la-liges-interesohet-per-suson"

Gazeta Express

15/01/2020 9:44

Dyshja e La Ligës interesohet për Suson

Gazeta Express

15/01/2020 9:44

Mesfushori i Milanit, Suso Fernandez, ka ngjallur interesim te një numër i klubeve të La Ligës. Së fundi, për të kanë shprehur interesim Atletico Madridi dhe Sevilla.

Sky Sports raporton se kuqezinjtë tashmë i ishin përgjigjur Valencias dhe Getafes për Suson, ndërsa tani SportItalia raporton se klubi italian është kontaktuar edhe nga Atletico dhe Sevilla, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Këto oferta bëjnë që Suso të ketë gjasa të kthehet në vendlindjen e tij, pasi që edhe agjenti i tij Mino Raiola është i interesuar ta transferojë klientin në La Liga.

Anësori i ka luajtur 16 ndeshje për Milanin në Serie A këtë sezon dhe ka kontribuar me një gol deri më tani. 26-vjeçari ka qenë i kritikuar për paraqitjet e tij dhe mbeti në fund gjatë fitores 2:0 kundër Cagliarit në fundjavë.

Mediumet italiane raportojnë se trajneri Stefano Pioli u ka thënë drejtuesve se nuk i nevojitet Suso. Për këtë arsye, Raiola po tenton t’ia sigurojë futbollistit një transferim në Spanjë, Angli ose edhe te ndonjë klub tjetër italian. /Gazeta Express/