Dyshimi për shpërthim në Aeroportin e Prishtinës del të jetë i rrejshëm, policia jep detaje - Gazeta Express
string(90) "dyshimi-per-shperthim-ne-aeroportin-e-prishtines-del-te-jete-i-rrejshem-policia-jep-detaje"

Dyshimi për shpërthim në Aeroportin e Prishtinës del të jetë i rrejshëm, policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

26/03/2023 22:46

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas kontrolleve të kryera në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, pasi u dyshua për një shpërthim të mundshëm.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila shtoi se hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka thënë Ahmeti.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten. Informatë shtesë Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, shtoi ajo.