Dyshimet për spiunazh, operatori telefonik francez çmonton 3 mijë antena të Huawei't - Gazeta Express
string(82) "dyshimet-per-spiunazh-operatori-telefonik-francez-cmonton-3-mije-antena-te-huaweit"

Gazeta Express

27/08/2020 20:21

Dyshimet për spiunazh, operatori telefonik francez çmonton 3 mijë antena të Huawei’t

Gazeta Express

27/08/2020 20:21

Operatori “Bouygues Telecom” njoftoi sot se do të tërheqë 3 000 antena të telefonisë celulare “Huawei” deri në vitin 2028 në zonat me dendësi të madhe të popullsisë, me kërkesë të qeverisë franceze, për arsye sigurie për rrjetin e ardhshëm 5G.

“Ne nuk do të kemi më asnjë antenë “Huawei” në zona shumë të populuara deri në vitin 2028″, shpjegoi Olivier Roussat, presidenti i “Bouygues Telecom”.

Lexo Edhe:

“Kjo lëvizje nënkupton çmontimin e 3 000 antenave”, shpjegoi ai.

Kompania “Bouygues Telekom” ka gjithsej rreth 21 500 degë sot në vend, sipas shifrave të grupit.

“Huawei”, numri një në botë i pajisjeve 5G, është në shenjestrën e SHBA-së, që dyshon se grupi spiunon për llogari të Pekinit.

Administrata Trump po ushtron presion ndaj vendeve aleate që të heqin dorë nga përdorimi i pajisjeve të tij.

Në fillim të korrikut, Agjencia Kombëtare përgjegjëse për Sigurinë e Informatikës në Francë njoftoi se do të kufizojë ashpër licencat e operimit të operatorëve francezë që janë partnerë të grupit Huawei.