Dyshimet për dallavere me rezervat, Prokuroria kërkon paraburgim për 2 zyrtarët e MINT dhe Ridvan Muharremin - Gazeta Express
string(107) "dyshimet-per-dallavere-me-rezervat-prokuroria-kerkon-paraburgim-per-2-zyrtaret-e-mint-dhe-ridvan-muharremin"

Gazeta Express

19/08/2023 15:13

Dyshimet për dallavere me rezervat, Prokuroria kërkon paraburgim për 2 zyrtarët e MINT dhe Ridvan Muharremin

Gazeta Express

19/08/2023 15:13

Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj tre të dyshuarve për keqpërdorim të rezervave shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Prokuroria e shtetit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit Ridvan Muharremi, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara.

Caktimin e masës së paraburgimit e ka kundërshtuar mbrojtja e tre të dyshuarve, ku kanë propozuar lirimin apo caktimin eventualisht të ndonjë mase tjetër.

Ndërsa vendimi pritet të merret nga gjyqtaraja e procedurës paraprake, Suzana Çerkini.Prokurorisë Speciale e Kosovës ka njoftuar se nga aksioni i djeshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në pranga kanë përfunduar 3 persona të dyshuar./Kallxo.com/