Dyshime për vaksinat antiCOVID, Policia e Kosovës intervenon në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 15:14

Dyshime për vaksinat antiCOVID, Policia e Kosovës intervenon në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 15:14

Inspektorët farmaceutikë të asistuar nga Policia e Kosovës kanë kryer një kontrollë rutinore sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, nën dyshimet se aty mund të ketë vaksina antiCOVID.

Por, gjatë kontrollimit aty nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë Rajonale për Ferizaj, Agim Gashi.

“Sot gjatë ditës me kërkesë të inspektorëve farmaceutikë, policia ka asiststuar  inspektorët, të cilët kanë kryeer një kontrollë rutinore në Qendrën e Mjekëisë Familjare në Shtërpcë, nën dyshimin se aty mund të ketë vaksina antiCOVID. Por, pas kryerjes së kontrollit, inspektorët nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë në lidhje me këtë informacion”, tha Gashi për Gazetën Express.

Ndryshe, muajin e kaluar Serbia kishte nisur vaksinimin e qytetarëve serbë në veri të vendit. Mirëpo, pas këtij veprimi Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka autorizuar Policinë e Kosovës për mbledhjen e informacioneve për mënyrën se si hynë në Kosovë vaksinat anti-COVID nga Serbia. /Gazeta Express/