Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës janë suspenduar nga detyra, pas dyshimeve serioze për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, përkatësisht në veprën penale të spiunazhit.
Gazeta Sinjali raporton se bëhet fjalë për rreshteren Lumnije Behluli, e cila ka ushtruar funksionin e hetueses në Njësinë për Hetimin e Krimeve të Luftës, si dhe për kapitenin Agim Vitia, kapiten në Policinë e Kosovës.
Të dy zyrtarët janë pezulluar më 2 shtator, pas nisjes së një hetimi të brendshëm që lidhet me shkelje të rënda të sigurisë dhe besueshmërisë institucionale.
Hetimet po zhvillohen në fshehtësi të plotë, me qëllim të verifikimit të dyshimeve se veprimtaria e tyre mund të ketë cenuar hetime tepër sensitive të Policisë së Kosovës, përfshirë ato që lidhen me krimet e luftës.
Deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka dhënë asnjë përgjigje zyrtare lidhur me rastin.