Dyshime për një shpërthim në Aeroportin e Prishtinës
Lajme
Gazeta Express
26/03/2023 21:17
Në Aeroportin e Prishtinës ka dyshime për një shpërthim.
Lajmin për Gazetën Express e ka pranuar Flora Ahmeti, zëdhënëse
e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, ka thënë Ahmeti. /Express