Dyshime për ndërhyrje të Hamasit, Izraeli pezullon ndihmat për Gazën për dy ditë - Gazeta Express
string(79) "dyshime-per-nderhyrje-te-hamasit-izraeli-pezullon-ndihmat-per-gazen-per-dy-dite"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 16:08

Dyshime për ndërhyrje të Hamasit, Izraeli pezullon ndihmat për Gazën për dy ditë

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 16:08

Një zyrtar izraelit ka bërë të ditur për Reuters, se Izraeli ka ndalur përkohësisht dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës për dy ditë, për të “parandaluar që ato të bien në duart e Hamasit”.

Ndërsa, kryeministri Benjamin Netanyahu, në një deklaratë të përbashkët me ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz, bëri të ditur mbrëmjen e së mërkurës se i ka kërkuar ushtrisë të paraqesë brenda dy ditësh një plan të ri për të ndaluar kapjen e ndihmave nga Hamasi.

Ky vendim ka ardhur pasi zyrtarët izraelitë pretenduan se kanë informacione të reja që tregojnë se Hamasi po përvetëson ndihmat e destinuara për civilët në veri të Gazës.

Një video që qarkulloi të mërkurën dukeshin dhjetëra burra me maska, disa të armatosur me armë, por shumica me shkopinj, duke udhëtuar mbi kamionë ndihmash. Ndërsa disa liderë lokalë të klaneve në Gaza pohuan se këta persona nuk ishin militantë, por roje që po mbronin ndihmat dhe jo që po i devijonin ato drejt Hamasit.

Megjithatë, një zyrtar izraelit, në kushte anonimiteti, ka thënë për Reuters se pezullimi dyditor i ndihmave është bërë për t’i dhënë kohë ushtrisë që të hartojë një plan të ri të shpërndarjes së sigurt.