Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, është duke realizuar një operacion policor i cili përfshin tri komuna: Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Operacioni policor po realizohet mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha ai.
Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, Kelani tha se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë.