“Dynjaja” e Majkut - Gazeta Express
string(16) "dynjaja-e-majkut"

“Dynjaja” e Majkut

Gazeta Express

11/05/2020 20:00

Reperi i njohur i skenës shqiptare, Majk, sapo ka prezantuar projektin e ri muzikor të realizuar në karantinë.

“Dynja” mban titullin kënga e re e tij, të cilën e ka shoqëruar me një video mjaft të veçantë.

Lexo Edhe:

Siç edhe mund të kuptojmë në bazë të titullit, reperi e ka pasqyruar më së miri përmes vargjeve situatën në vend, përfshirë edhe politikën.

Tekstin e ka shkruar vet artisti, kurse për producimin është përkujdesur producenti i njohur, Rzon.

Projekti tashmë gjendet i publikuar në kanalin zyrtar të BabaStars në YouTube dhe besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku. Ndryshe, Majk për këtë projekt u motivua nga kjo kohë karantine mes shumë gjërave që kanë ndodhur në vend e po ashtu edhe në mbarë botën.