string(65) "dynaflex-teknologjia-pas-karburanteve-shell-qe-mbron-motorin-tuaj"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 11:34

DYNAFLEX – Teknologjia pas karburanteve Shell që mbron motorin tuaj

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 11:34

Karburantet nuk janë më thjesht një nevojë funksionale për automjetin. Ato janë teknologji, janë kujdes për motorin, janë efikasitet. Në Kosovë, karburantet Shell ofrojnë një standard të avancuar përmes teknologjisë DYNAFLEX, e cila është pjesë e përhershme e formulimeve Shell.

DYNAFLEX është një teknologji moderne e zhvilluar për të ruajtur pastërtinë dhe performancën e motorit – qoftë me benzinë apo naftë. Formula e saj përmban molekula aktive pastruese dhe reduktuese të fërkimit, që ndikojnë drejtpërdrejt në jetëgjatësinë dhe funksionimin optimal të motorit tuaj, mbushje pas mbushje.

Karburantet Shell FuelSave dhe Shell V-Power janë të disponueshme në mbi 60 pika të Shell në të gjithë Kosovën, dhe janë projektuar për të ndihmuar në mbrojtjen nga depozitat në motor, përmirësimin e efikasitetit të karburantit dhe për një përvojë më të qetë në çdo udhëtim.

Karburanti Shell V-Power, me përbërje identike 99% me atë që përdor Scuderia Ferrari HP në garat më të mëdha botërore, është një dëshmi e cilësisë që çdo shofer mund ta ketë afër vetes.

Ndiqni në këtë video rrugëtimin e karburanteve Shell – nga transporti deri te pika ku ju furnizoheni – dhe kuptoni më shumë për përkushtimin pas çdo litri.

Mbaje motorin të ndihet si i ri.