Dyfishohen rastet e reja me COVID-19 në Kosovë - Gazeta Express
string(46) "dyfishohen-rastet-e-reja-me-covid-19-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2021 14:47

Dyfishohen rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

04/08/2021 14:47

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 221 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Lexo Edhe:

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit 21 persona janë shëruar nga COVID-19.

2 mijë e 268 persona kanë vdekur deri tani si pasojë e këtij virusi.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

04 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës.

Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.160 testime, 221 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688.

Në total numri i rasteve aktive është 888.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!