Dybala shumë pranë vazhdimit të kontratës me Juventusin - Gazeta Express
string(55) "dybala-shume-prane-vazhdimit-te-kontrates-me-juventusin"

Futboll

Gazeta Express

13/09/2021 15:45

Dybala shumë pranë vazhdimit të kontratës me Juventusin

Futboll

Gazeta Express

13/09/2021 15:45

Së fundmi mësohet se Paulo Dybala do të vazhdojë të veshë fanellën e Juventusit. Të dy palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje.

Kontrata aktuale e argjentinasit skadon në vitin 2022 dhe pavarësisht faktit se është përfolur për zbarkimin e tij në Barcelona, kjo merr fund.

Lexo Edhe:

Klubi po planifikon një takim me agjentin e sulmuesit pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër Malmos, ku ata shpresojnë se do të mund të nënshkruajnë një marrëveshje përfundimtare.

Dybala do të paguhet aq sa Matthijs de Ligt, pra 8 milion euro + 4 milionë bonuse.

Kjo do të përmbushte pretendimet e lojtarit që pritet të jetë udhëheqësi i ekipit në fushë pas largimit të Ronaldos.