“Dybala ka probleme me virusin” - Gazeta Express

Gazeta Express

21/11/2020 23:32

Me i fundit

“Dybala ka probleme me virusin”

Gazeta Express

21/11/2020 23:32

Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici ka treguar se Paulo Dybala ka qenë i “pa fat me këtë problemin e virusit që e ka lënë atë jashtë për disa javë”

Trajneri, Andrea Pirlo tha dje në konferenë për shtyp që koha për eksperimente ka kaluar dhe ata tani do të ia nisin të fitojnë

Lexo Edhe:

pressing

“Ne jemi Juventusi, është në ADN-në tonë që ne të fitojmë, ne kemi skuadra garuese dhe jemi mësuar me fitore, kështu që ajo çfarë ka thënë Pirlo është e pakompromis”, ka thënë Paratici për DAZN.

“Gjithmonë ka pasur pushim kur janë luajtur ndeshjet e Kombëtarëve, tani janë paksa më irrituese për shkak të situatës globale, por ne jemi në të njëjtën anije dhe na duhet ta pranojmë këtë”.

Edhe njëherë, Dybala ka qenë në bankë ku Alvaro Morata dhe Cristiano Ronaldo kanë startuar, pavarësisht raporteve se ai ka pasur një virus në stomak dhe është duke vuajtur nga një infeksion në traktin urinar.

“Dybala është një lojtar i madh dhe ai dëshiron të jetë protagonist, e cila gjë është natyrale”, shtoi Paratici.

“Ai është i pafat, pasi që ai ka pasur probleme me këtë virus që e ka lënë atë jashtë edhe Kombëtares, ai kishte edhe më shumë probleme para ndeshjes me Lazion”.

“Tani ai mund të stërvitet rregullisht me skuadrën dhe shpresojmë që ta shohim atë Dybalan e vjetër në fushë”.

Marca ka shkruar sot se Cristiano Ronaldo mund t’i ribashkohet Real Madridit.

“Çdo ditë lojtarët lidhen me klube të ndryshme, por ne nuk i kushtojmë shumë rëndësi atyre”. /GazetaExpress/