Dybala iu nënshtrua operimit, ja sa do të mungojë - Gazeta Express
string(48) "dybala-iu-nenshtrua-operimit-ja-sa-do-te-mungoje"

Futboll

Gazeta Express

06/03/2026 16:23

Dybala iu nënshtrua operimit, ja sa do të mungojë

Futboll

Gazeta Express

06/03/2026 16:23

Kirurgu Pier Paolo Marini, i cili sot kreu operacionin me artroskopi në meniskun e Paulo Dybala, ka bërë të ditur se ylli argjentinas do të qëndrojë jashtë fushës për të paktën 45 ditë.

Dybala iu nënshtrua operacionit të premten pas një përkeqësimi të dëmtimit.

Argjentinasi vazhdoi të ndiente shqetësime në gju të enjten dhe, së bashku me klubin, vendosi të kryente ndërhyrjen kirurgjikale.

“Vendimi u mor pas një konsultimi dje,” tha Marini, mjeku që kreu operacionin, për “Sky Sport Italia”.

“Diagnoza fillestare ishte një dëmtim i meniskut, megjithëse në rezonancë magnetike nuk kishte shenja të qarta. Dje, së bashku me doktor Dr. Petrucci, vendosëm të kryenim një artroskopi diagnostikuese dhe kirurgjikale.

“Gjetëm një çarje në meniskun lateral. Nga pikëpamja ortopedike, koha e rikuperimit është rreth 45 ditë,” vazhdoi doktori.

“Pas kësaj, shpresoj që rikthimi në fushë të jetë i shpejtë, por kjo do të vendoset nga stafi mjekësor i AS Roma, trajnerët e fitnesit dhe trajneri.”

Dybala ka shënuar tre gola dhe ka dhënë katër asistime në 22 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Kontrata e sulmuesit argjentinas në “Stadio Olimpico” skadon në qershorin e ardhshëm. Ndeshjen e fundit zyrtare për Romën ai e luajti më 25 janar.

Ky dëmtim i fundit shton edhe më shumë dyshimet për të ardhmen e tij në Stadio Olimpico. Sipas raportimeve italiane, drejtuesit e Boca Juniors kanë hapur tashmë bisedime me ish-yllin e Juventus, i cili mund të largohet si lojtar i lirë në qershor.

Roma aktualisht renditet e katërta në tabelën e Serie A me 51 pikë, tre më shumë se vendi i pestë, Como 1907.

“Giallorossët” janë kualifikuar gjithashtu në fazën e 1/8 së finales së Ligës së Evropës, ku do të përballen me rivalët e tyre nga Serie A, Bologna./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement