Dybala: I kam treguar Ronaldos që e urrejnë në Argjentinë - Gazeta Express
string(56) "dybala-i-kam-treguar-ronaldos-qe-e-urrejne-ne-argjentine"

Dybala: I kam treguar Ronaldos që e urrejnë në Argjentinë

Gazeta Express

01/04/2020 23:07

Paulo Dybala e ka pranuar se Cristiano Ronaldo nuk është aspak i adhuruar në Argjentinë dhe portugezi tanimë është i vetëdijshëm për këtë. Argjentinasi thotë t’i ketë rrëfyer bashkëlojtarit të vet portugez për këtë.

Dybala dhe Ronaldo e kanë krijuar një partneritet në ngushtë gjatë dy sezoneve së bashku në Juventus. Dybala është lojtar që e ka fatin të luajë edhe me Lionel Messin dhe Ronaldon në të njëjtën kohë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“I thashë Ronaldos: Cristiano, në Argjentinë, ne të urrejmë paksa për shkak të figurës tënde; për shkak të mënyrës se si je; sesi ecën”, tha Dybala në një intervistë për Federatën e Futbollit të Argjentinës.

“E vërteta është se, ju Cristiano më keni befasuar mua, sepse mendoja se ishit ndryshe”, shtoi ai.

Dybala u kritika ashpër pasi tha se e kishte të vështirë të luante përkrah bashkëlojtarit Messi në Argjentinë verën e kaluar.

“Unë kurrë nuk kam pasur për qëllim ta kritikoj një bashkëlojtar timin. Thjesht doja të përmirësoja diçka që po ndodhte. Kam folur për këtë me Leon sepse të dy jemi shumë të ngjashëm taktikisht”, shtoi ai. /Gazeta Express/