Dy zyrtarë policorë në Pejë janë ndaluar për 48 orë. Kështu është bërë e ditur nga Prokuroria Themelore ne Peje, e cila ka njoftuar kjo është realizuar pas punës intensive të Prokurorit të Shtetit si dhe Inspektoriarit Policor të Kosovës, ku dy zyrtarët policorë janë intervistuar si të dyshuar për kryerje të veprave penale,
Konfirmimin për Gazetën Express e ka bërë prokurorja për Krimet e Rënda nga Prokuroria Themelore ne Peje, Valbona Disha Haxhosaj.
Në prononcim thuhet se prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do parashtrojë kërkese për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale.
Njoftimi:
Prokuroria Themelore në Peje, pas pranimit të informatave nga një medium, lidhur me këtë çështje, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore ndaj personave të cilët mund të kenë qenë të inkriminuar në elemente të veprave penale.
Pas punës intensive të Prokurorit të Shtetit dhe Inspektoriarit Policor të Kosovës, dy zyrtarë policorë pas intervistimit si të dyshuar për kryerje të veprave penale, me urdhër te Prokurorit të Shtetit janë ndaluar fillimisht për 48 ore.
Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do parashtrojë kërkesë për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale.
Prokuroria Themelore e Pejës, njëkohësisht do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë çështje penale deri ne ndriçimin e plote te saj. /GazetaExpress