Këngëtarja Nora Istrefi është parë në element sonte, teksa ka postuar një video dhe një fotografi në Instagram
Por, ajo që ka rënë në sy është përshkrimi që ia ka bërë ajo kësaj video dhe fotos.
Poshtë saj ajo ka postuar dy zemra me emotikone.
A është kjo ndonjë shenjë që edhe Nora ka gjetur partnerin e ri të saj, pasi që Roberti vetëm e zyrtarizoi këto ditë lidhjen e tij të re të dashurisë.
Kujtojmë që Roberti dhe Nora ishin të martuar për disa vite dhe si fryt i kësaj martesa ata janë edhe prindër të Renees, vajzës së tyre.
Teksa Roberti është përfolur disa herë për lidhje me modele, Nora nuk është parë në shoqërinë e ndonjë mashkulli gjatë këtyre viteve. Por, kujtojmë se këngëtarja di të jetë shumë enigmatike kur është në pyetje jeta e saj private. /GazetaExpress/