Dy yjet e NBA kapen keq pas ndërhyrjes, zbulohet çfarë i thanë njëri-tjetrit - Gazeta Express
string(75) "dy-yjet-e-nba-kapen-keq-pas-nderhyrjes-zbulohet-cfare-i-thane-njeri-tjetrit"

Gazeta Express

07/08/2020 15:42

Dy yjet e NBA kapen keq pas ndërhyrjes, zbulohet çfarë i thanë njëri-tjetrit

Gazeta Express

07/08/2020 15:42

Ylli i Orlando Magic, Aaron Gordon, dhe ai i Toronto Raptors, Kyle Lowry, u përplasen mes vete pas një ndërhyrjeje gjatë përballjes në NBA, që e la të lënduar Gordonin.

Gjatë përballjes mes Orlando Magic dhe Toronto Raptors – që e fituan Raptors me rezultat 109:99 – Kyle Loëry e bëri një ndërhyrje të parregullt ndaj Aaron Gordon, që e detyroi këtë të fundit ta lërë ndeshjen në gjysmë shkaku i lëndimit që e pësoi në kofshën e këmbës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ajo ndërhyrje e zemëroi Gordonin, i cili u kthye i zemëruar drejt kundërshtarit dhe iu drejtua me fjalët “Ti je k*rvë”.

Lowry nuk u zmbraps pas këtij reagimi të Gordonit, por e sfidoi atë duke i thënë: “836 është numri i dhomës sime”, duke i sugjeruar rivalit të shkojë më vonë te dhoma e tij për ta vazhduar zënkën.

Lowry dhe bashkëlojtarët e tij të tjerë janë duke qëndruar në hotelin Gran Destino Tower në Dinsey World, ku janë edhe Gordon dhe Magic, por në hotelin Grand Fliridian.

Të gjithë lojtarët dhe stafi i 22 klubeve që e kanë rinisur sezonin e NBA janë duke qëndruar në kompleksin Disney World të ndarë në disa hotele. /Gazeta Express/