Dy xhirot e radhës të La Ligës do të zhvillohen pa tifozë - Gazeta Express
string(57) "dy-xhirot-e-radhes-te-la-liges-do-te-zhvillohen-pa-tifoze"

Gazeta Express

10/03/2020 12:44

Dy xhirot e radhës të La Ligës do të zhvillohen pa tifozë

Gazeta Express

10/03/2020 12:44

La Liga e ka konfirmuar se dy xhirot e ardhshme në dy ligave të para të futbollit në Spanjën do të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura, pa praninë e tifozëve në stadium, shkaku i koronavirusit.

Virusi Covid-19 tashmë ka lënë gjurmë të thella edhe në botën e futbollit, duke bërë që shumë evente sportive në botë të anulohet e të suspendohen – përfshirë këtu suspendimin e Serisë A italiane deri më 3 prill, transmeton Gazeta Express.

Qeveria spanjolle ka vendosur të mos i lejojë tifozët të jetë të pranishëm në ndeshjet e xhiros së 28-të dhe xhiros së 29-të në La Liga Santander dhe në ndeshjet e xhiros së 32-të dhe 33-të La Liga Smartbank.

Real Madridi do të jetë skuadra më e ndikuar nga ky vendim pasi që në këto dy xhiro ishte planifikuar të luante me mbështetjen e tifozëve si vendas, fillimisht të premten kundër Eibarit, pastaj kundër Valencian fundjavën vijuese.

Të gjitha skuadrat e tjera të La Ligës do ta zhvillojnë nga një ndeshje si vendas e nga një si mysafirë gjatë këtyre dy xhirove. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement